Skuadra e Ballkanit është fituese e sezonit 2023/24 në Superligën e Kosovës në futboll.
Ekipi nga Suhareka arriti fitore minimale 0:1 ndaj Llapit në “Zahir Pajaziti” me golin e vetëm nga Bernard Karrica, shkruan Indeksonline
Me këtë fitore, ekipi i Ilir Dajës feston titullin kampion, të tretin vit radhazi.
Kujtojmë që ka mbetur edhe një xhiro deri në fund, kurse Ballkani ka siguruar 75 pikë në 35 ndeshje gjatë këtij edicioni.
Në anën tjetër, Llapi është në pozitën e dytë me 68 pikë, kurse Drita me 66 pikë, pas humbjes ndaj Gjilanit sot.
Ndeshjen e fundit, Ballkani e luan ndaj Prishtinës në Suharekë dhe e feston titullin kampion para tifozëve të vet.