Skuadrat e Kosovës, Ballkani dhe Drita që po paraqiten në garat evropiane kanë mësuar kundërshtarët eventual për plejofin e Ligës së Konferencës.
Si Ballkani ashtu edhe Drita, kanë arritur në rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës, të cilin duhet ta kalojnë për të avancuar në ndeshjet e plejofit.
Ballkani në raundin e tretë përballet me Larnen e Irlandës së Veriut, ndërsa Drita do të ketë punë me Auda të Letonisë, kundërshtar që mund të kalohen.
Në rast se arrijnë deri në plejof, atëherë Ballkani edhe Drita do të jenë vetëm hap larg fazës së grupeve të kësaj gare.
Në shortin e tërhequr të hënën, janë përcaktuar edhe kundërshtarët eventual të ndeshjeve të play-offit.
Në rast se Ballkani avancon në plejof, atëherë do të përballet me fituesin e ndeshjes Dinamo Minsk – Lincoln kurse Drita e pret fituesin e duelit Legia – Brondby.
Drita në sezonin 2020/21 u pat përballur me Legian në kuadër të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Evropës por u pat eliminuar.
Ballkani dhe Drita, i luajnë ndeshjet e para të rrethit të tretë të enjten, ku suherkasit e presin në shtëp9i Larnen kurse gjilanasit luajnë në Letoni me Audan