Ballafaqimi me krizat

Dr.Tarik Suvejdan

Ne të gjithë kalojmë probleme dhe kriza në jetën tonë, por pak prej nesh nuk lejojmë që problemet dhe krizat të ndikojnë dhe të shkatërrojnë jetën tonë!

Ja disa hapa që duhet ndërrmarr për të evituar problemin apo krizën:

1- Mbyllni sytë dhe buzëqeshni.

Kur ndiheni të trishtuar para një problemi me të cilin përballeni, mbyllni sytë, çlirojeni mendjen nga të menduarit për ndonjë gjë dhe buzëqeshni;

Buzëqeshja është mënyra e parë për të hequr qafe problemet dhe për t’u siguruar që do të jeni në gjendje të zgjidhni të gjitha problemet tuaja dhe se gjithçka do të jetë mirë;

Ju duhet t’i kujtoni vetes se unë jam një person i fortë dhe do ta kapërcej këtë situatë që jam.

2- Shmangni njerëzit që nuk ju pëlqen t’i shihni.

Nëse ndiheni të mërzitu për një problem apo krizë, shmangni të shihni njerëzit që nuk ju pëlqejnë, është më mirë të qëndroni larg tyre derisa situata juaj të ndryshojë për mirë dhe sigurohuni që të rrethoheni me njerëz pozitivë që ju shtyjnë përpara.

3- Kini besim te vetja.

Jeta është plot me probleme dhe sfida, dhe detyra juaj është t’i kapërceni të gjitha këto probleme mjaft lehtë duke besuar në veten tuaj dhe duke bërë gjëra të reja që ju pengojnë të mendoni për problemin tuaj, si p.sh. pjesëmarrja në një punë vullnetare, apo duke u angazhuar në një lojë sporti ose duke bërë diçka që ju sjellë lumturinë.

4- Bëhu një person egoist.

Për t’u përballur me kohë të vështira, duhet të jini egoist për të kaluar kohën duke menduar vetëm për veten, anuloni takimet në punë dhe kaloni kohë me veten.

5- Bëjini vetes një dhuratë:

Për të dalë nga sfera e problemit, duhet t’i bëni vetes një dhuratë, vie fjala të hani një copë çokollatë ose diç të ngjashme, aq më tepër që çokollata është një nga gjërat që të shkaktojnë lumturi.

Përkthim

Dr.Tarik Suvejdan