Ekzistojne lloje te ndryshme te buzeqeshjeve, te cilat sot i hasim, qofte ne kontaktet reale ose virtuale (foto). Keto buzeqeshje tregojne, rrethanat, situatat dhe gjendjet momentale, ose karakteret e te buzeqeshurit.
Ne mes te buzeqeshjeve origjinale dhe fallco ekzistojne disa lloje te buzeqeshjeve:
Buzëqeshja me buzë të mbyllura; e shtrembër (njëra anë e buzëve shkon më shumë lart dhe tjetra poshtë); e detyruar; e sinqertë; e gjerë (zbulon kur dikush qesh nga zemra, e sinqert, dhe i bën të gjithë të lumtur); flirtuese; tallëse; vetëpëlqyese; përbuzëse; cinike; e heshtur; e hutuar; qe shprehe pajtueshmëri; krekosese; e bezdisshme, buzeqeshje Chaplin (e komikut Charlie Chaplin), etj.
Ndersa lloji i buzëqeshjes Pan Am, është më i rrejshmi nga të gjithë. Quhet Pan Am, sipas stjuardesave te Pan American Airways. Kete buzeqeshje stjuardesat, pothuajse fare nuk do ta hiqnin nga fytyra. Buzët i mbanin pak të hapura, sikur po përpiqen të buzëqeshin, por sytë janë pa shprehje dhe të rreptë. Kjo buzeqeshje nuk ka asnjë emocion.
Ndonjehere hasim edhe ne njerez, te cilet gojen plot nervoze e grindje, e maskojne me buzëqeshje artificiale dhe te djegëst te syve.
Keto 2 grupe te fundit kur t’i sheh njeri, veq nese i takon n’lift, se perndryshe duhet ne drejtim te kundert me shku.
Buzëqeshja i pasuron ata që e marrin dhe nuk i varfëron ata që e japin.
Prandaj buzëqeshjen dhe qeshjen duhet balansuar ne mes ketyre 3 rekomandimeve profetike:
- “Buzeqeshja jote kur t’a takosh vellaun tende, eshte sadaka”;
- ”…të qeshurit e shumtë e vdes zemrën.”, dhe
- ”Sikur ta dinit atë që di unë, do të qeshnit pak dhe do të qanit shumë.” (Muhamedi a.s.).
Mr.sci. Saad Riza Gashi