Ibn Arabi i shqyrton ditët fetare, si Bajramin e Ramazanit, jo vetëm si festime të jashtme, por si kohë simbolike të mbushura me kuptime të thella shpirtërore. Në kuptimin e tij sufik, bajrami—veçanërisht Bajrami i Ramazanit—paraqet një fazë të përsosjes së vetvetes dhe të ecjes mistike. Këtë qasje mund ta analizojmë në tri dimensione kryesore:
1. Ramazani dhe Pastrimi i Shpirtit
Sipas Ibn Arabit, muaji i Ramazanit është një periudhë pastrimi të vetvetes, pastrimi të zemrës dhe thellimi të drejtimit drejt së vërtetës hyjnore. Agjërimi nuk është thjesht uri fizike, por një mënyrë për të kontrolluar egon në të gjitha sferat e ekzistencës, për të thyer epshin dhe për t’u afruar njohjes së Perëndisë.
Agjërimi është një “qëndrim në shkallën e tenzihut”: Kur njeriu shkëputet nga çdo gjë për të qëndruar në njësi të pastër me të Vërtetën.
Gjatë Ramazanit, personi nis një udhëtim nga vetja më e ulët (en-nefsu-l-emmâre) drejt shkallëve më të larta të vetvetes.
2. Bajrami: Takimi me Dhuntinë Hyjnore
Bajrami i Ramazanit është pika e arritjes pas këtij udhëtimi shpirtëror—një çast dhuntie, faljeje dhe bashkimi. Sipas Ibn Arabit:
Është “simbol i bashkimit”: Si pasojë e agjërimit dhe ibadetit, njeriu i afrohet Perëndisë dhe thellon lidhjen me Të.
Është “festim i shfaqjes”: Një kohë kur manifestohen emrat e bukura te Perëndisë (mëshira, falja, gëzimi, dhurata).
Prandaj, bajrami është si gëzimi i zemrës ashtu edhe festimi i një faze në ecjen shpirtërore drejt Zotit.
3. Kuptimi i Fshehtë: Bajrami dhe Shfaqja e së Vërtetës
Në interpretimin mistik të Ibn Arabit, bajrami simbolizon rikthimin e shpirtit në gjendjen e tij të pastër (fitrah)
Bajrami është simbol i kalimit nga “ndarja” në “njësi”, nga “perdja” në “shpalje”.
Për të diturit, është hapi i hapjes së syrit të zemrës në këtë botë dhe shenja e shikimit të bukurisë hyjnore në ahiret.
Bajrami i vërtetë, sipas tij, është “çasti kur shpirti i robit e perjeton Zotin e vet”.
Çfarë e bën Bajramin të vërtetë?
Për Ibn Arabin, Bajrami i Ramazanit është në pamje të jashtme, një ditë solidariteti dhe gëzimi kolektiv, por në thellësi, është shpërblimi i afrimit ndaj Zotit përmes pastrimit të vetvetes.
Bajrami i vërtetë është ai i shpirtit që çlirohet nga robëria e egos dhe zgjohet me dritën e së vërtetës. Siç thotë Ibn Arabi: Bajrami i vërtetë është dita kur për ty shfaqet e Vërteta.”
Mendimi i Ibn Arabit rreth Bajramit në nivel ontologjik
Bajrami, sipas tij, është manifestimi i perjetimit te njësisë se Zotit.
– Është një e vërtetë e fshehtë kur emrat hyjnorë shfaqen haptas.
– Çdo çast kur njeriu e perjeton Zotin është një bajram personal.
– Bajrami është kuptimi i njësisë, si fryt i udhëtimit mistik (sejr i suluk)
Kuptimi i Bajramit sipas Mevlana Xhelaluddin Rumi-t
Për Rumin, bajrami është çasti kur dashuria arrin bashkimin, me zgjuarjen e shpirtit në agim. Agjërimi dhe meditimi i Ramazanit e lëmojnë pasqyrën e zemrës, ndërsa bajrami është buzëqeshja e Zotit që reflektohet në të.
Bajrami është zgjuarja e brendshme.
Për të diturit, bajrami nuk është gëzim i jashtëm, por i brendshëm.”
Është fryti i dashurisë: “Bajrami i vërtetë është dita kur sheh fytyrën e Dashurit.”
– Në poezitë e Rumi-t, bajrami është përfundimi i udhëtimit shpirtëror, një festë e rrefenjes mistike.
Nga Mesnevia:
“O zemër! Mos e kërko bajramin në treg…
Bajrami është bashkimi i shpirtit me Shpirtin, në vështrimin e Zotit.”
Kuptimi i Bajramit sipas Imam Gazali-t
Gazali e shikon Bajramin si shpërblimin e vërtetë të përuljes, durimit dhe luftës kundër vetvetes.
– Agjërimi është mjeti më i fuqishëm për të kontrolluar egon; bajrami është përfundimi i këtij trajnimi.
– Bajrami është lajmi i faljes së Perëndisë, por Gazali paralajmëron:
“ Bajramin e merr ai që ka agjëruar jo vetëm me stomak, por edhe me zemër. Përndryshe, ka qenë thjesht uri.”
Nga Ihjau Ulumiddin:
“ Bajrami është dita kur Zoti i fal dhe i pranon robërit e Tij. Por nuk është bajram i atij që ka agjëruar, por i atij që u pastrua nëpërmjet agjërimit.”
Metin Izeti