Ballina Lajmet Kosovë Bajram Rexhepi refuzon postin e deputetit

Bajram Rexhepi refuzon postin e deputetit

Ish ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës Bajram Rexhepi e ka refuzuar Partinë Demokratike të Kosovës që ta marr postin e deputetit, e që këta të fundit ia kanë ofruar atij.
Këtë e ka bërë të ditur për lajmi.net vetë Bajram Rexhepi i cili ka thënë se nuk është i interesuar që të merret me politikë.

“E kam refuzuar postin e deputetit që ma ka ofruar Partia Demokratike e Kosovës, unë jam kirurg, jam kthy në kirurgji, kush është pas meje mirë se vjen. Unë jam deklaruar më herët që nuk merrem më politikë dhe qëndroj mbrapa fjalëve të mija”, tha Rexhepi.

Ai ka qenë në radhë për të zëvendësuar tashmë ish deputetin Ramiz Kelmendi, tashmë zëvendës kryeministër i LDK-së, i cili mandatin e deputeti e ka fituar duke qenë në listën e Partisë Demokratike.

Exit mobile version