Ernie u lançua në Mars me emrin ErnieBot edhe pse investitorët u shprehën të zhgënjyer sepse atyre ju treguan vetëm demonstrime të regjistruara më herët.
Gjiganti Kinez i kërkimit online Baidu lançoi ditën e Mërkure një version me pagesë të produktit të saj të ngjashëm me ChatGPT, quajtur Ernie Bot, dhe do të tarifojë 8.18 dollarë në muaj për të.
Ernie Bot, një robot bashkëbisedues me inteligjencë artificiale gjeneruese ishte i pari e shumë robotëve AI Kinezë që është planifikuar të lançohen këtë vit.
Lajmi vjen vetëm dy javë pasi Baidu prezantoi versionin më të ri të modelit të inteligjencës artificiale gjeneruese quajtur Ernie 4.0. Kompani pretendonte se Ernie 4.0 është në një nivel me ChatGPT dhe modelin e saj GPT-4.
Por analistët nuk u impresionuan ndërsa munguan krahasimet me versionin e kaluar.
Ernie u lançua në Mars me emrin ErnieBot edhe pse investitorët u shprehën të zhgënjyer sepse atyre ju treguan vetëm demonstrime të regjistruara më herët.
Në Gusht, Baidu ishin në mesin e disa kompanive që morën aprovimin shtetërorë për lançimin e produkteve AI për publikun. Ernie ka 45 milionë përdorues.
Ndërkaq Kina sot numëron të paktën 130 modele gjuhësore (LLM) ose 40 përqind të LLM në mbarë botën. SHBA ka 50 përqind të tyre.