Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se me largimin e barrikadës së fundit e cila kishte mbetur në Veriun e kësaj komune, po bëhet bashkimi i qytetit.
Sipas Bahtirit, nuk ka rëndësi nacionaliteti i qytetarëve në Mitrovicë, e rëndësishme është që po evitohen problemet dhe po bashkohet qyteti.
‘’Kjo barrikadë ka pas të largohet para se të largohet barrikada mbi lumin Ibër.’’
‘’Jemi në përpjekje të mbajmë një qytet të përbashkët, për të gjithë qytetarët pa marrë parasysh se çfarë nacionaliteti i takon.’’
‘’Ne po mundohemi të bashkojmë qytetin e Mitrovicës dhe kjo po ndodh çdo ditë e më tepër.’’
‘’Bashkimi i qytetit po ndodh duke larguar këto barrikada, duke evituar çdo incident të mundshëm.’’ ka përfunduar Kryetari Bahtiri, njofton Klan Kosova.