Kandidatja për kryetare të Mitrovicës nga radhët e PDK-së, Valdete Idrizi i është drejtuar kandidatit të AKR-së për kryetar të Mitrovicës, Agim Bahtirit duke i thënë se është një mashtrues.
Sipas saj, Bahtiri ka deklauar se nuk ka shpenzuar asnjë cent nga kartela bankare që i takon si kryetar për këto 4 vite, megjithatë ai e ka përdorur atë disa herë.
Idrizi ka sjellë në emisionin e RTV Dukagjinit disa dokumente që pretendon se janë dëshmi që ai ka përdorur disa herë këtë kartelë brenda Kosovës.
Këtë e ka kundërshtuar vet Bahtiri duke thënë se kjo nuk është e vërtetë. Madje ai i drejtohet asaj duke i thënë se nuk ke lidhje me kokë.
“Vetëm dy herë e kam përdorur kur kam qenë me ekipin tim në Bruksel, më asnjëherë. Për këtë kam treguar. Ndërsa, ajo që po thoni ju nuk është e vërtetë se kjo kartelë nuk përdoret brenda Kosovës.
Nuk je ka e sheh veten se cfarë po flet, sepse nuk ke lidhje me kokë”, i ka thënë Bahtiri-Idrizit./Mesazhi/