Kisha më e madhe katolike e Bahrejnit mbajti meshën e parë sot, raporton Anadolu Agency (AA).
Meshën e udhëhoqi At Saji Thomas në kishën “Zonja e Arabisë”, e cila ndodhet 20 kilometra në jug të kryeqytetit Manama.
Kisha, më e madhja në rajonin e Gjirit Arab, u hap të enjten dhe kishte një kosto prej mbi 10 milionë dollarësh.
Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, katedralja mund të strehojë deri në 2.300 njerëz dhe do t’u shërbejë 80.000 të krishterëve katolikë në Bahrejn, të cilët janë kryesisht punëtorë nga India dhe Filipinet.
Kisha e parë katolike e Gjirit, “Kisha e Zemrës së Shenjtë”, u hap në Manama në vitin 1939. /aa