Bahrein, shpërthim i fuqishëm i tubacionit të naftës

Një tubacion nafte shkaktoi një zjarr masiv pasi shpërtheu të premten në Bahrein. Qindra persona u evakuuan nga shtëpitë e tyre nga autoritetet.

Ministria e Brendshme tha se nuk kishte viktima. Zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes duke punuar për të vënë flakët nën kontroll. Ministria tha se një hetim është duke u zhvilluar në lidhje me shpërthimin e tubacionit.

Shpërthimi ndodhi pranë fshatit Buri, pranë spitalit Al Amal, rreth 15 km larg kryeqytetit, Manama.

“Al Bilad” raporton se shpërthimi ndodhi pranë tregut Waqif. Banorët që jetojnë në zonë u është thënë të lënë vendin për shkak të rrezikut.