Babi, nga kam ardhur unë?” pyeti djali shtatëvjeçar.
Babai u ndje në siklet të madh, që i biri po i bënte një pyetje të tillë. Ai donte që të priste dhe disa vite të tjerë, para se t’ia shpjegojë si lind dhe vjen në jetë njeriu. Megjithatë, më mirë t’ia shpjegonte ca gjëra që tani, para se të jetë shumë vonë. Kështu, dy orët që pasuan, iu përkushtua shpjegimit të gjithçkaje rreth mënyrës si vjen në jetë një njeri.
Pasi përfundoi, e pyeti të birin: “Mirë more bir, por a s’më thua, nga të erdhi në mendje një pyetje e tillë?”
I biri iu përgjigj: “Po ja babi! Isha duke biseduar me një shok klase teksa po vinim rrugës dhe ai më tha se vjen nga Rumania. Menjëherë në kokë më lindi ideja se nga mund të vija unë. Prandaj të pyeta!!!”