Babë e bijë në Durrës mbyten në det

Një burrë 44-vjeçar dhe vajza e tij kanë vdekur të mërkurën pasi janë mbytur në det.

Siç ka raportuar policia, fillimisht ka vdekur babai, ndërkaq e vajza 9-vjeçare ka vdekur në Spitalin Rajonal në Durrës.

“Në lidhje me informacionin e më sipërm ku humbi jetën duke u larë në det shtetasi Dh.B.,44 vjeç, ju bëjmë me dije se ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës edhe shtetasja e mitur M.B., 9 vjeçe”, thuhet në raportin e Policisë.