Sulmi i fundit terrorist në Mogadishu të Somalisë nuk la përshtypje tek mediat botërore, edhe pse numri i viktimave ishte pothuajse 300 sosh.
Një nga viktimat ishte një studente e mjekësisë, e cila do të diplomonte të nesërmen.
Babai i saj kishte mbërritur në Mogadishu për të marrë pjesë në diplomimin e saj, por në vend të diplomimit, mori pjesë në varrimin e saj.
Ky është sulmi terrorist më vdekjeprurës në Somali që kur grupi terrorist Al-Shabab nisi kryengritjen në vitin 2007. /MESAZHI/