Al Jazeera Arabic raporton se Ibrahim Abu Mahadi, babai i gjashtë djemve të moshës nga 10 deri në 34 vjeç, të cilët u vranë nga një sulm ajror izraelit në Deir el-Balah, ka deklaruar se fëmijët e tij u goditën ndërsa ndihmonin në shpërndarjen e ushqimit për palestinezët e uritur.
“Fëmijët e mi u shënjestruan për shkak të punës së tyre humanitare. Ata nuk kishin lidhje me asnjë forcë politike,” tha ai për Al Jazeera Arabic, duke theksuar se bombardimi ndodhi “pa asnjë paralajmërim”.
Megjithë humbjen e rëndë, Ibrahim Abu Mahadi theksoi se nuk do të largohet nga Gaza.
“Ne do të qëndrojmë të palëkundur në tokën tonë, pavarësisht se çfarë na bën pushtimi izraelit,” u shpreh ai me vendosmëri.
Ngjarja ka shkaktuar zemërim të madh në mesin e popullsisë palestineze, ndërsa thirrjet për mbrojtje të civilëve dhe ndihmës humanitare po shtohen dita-ditës.
