Babai është dera e mesme e Xhenetit, nëse do, lëshoje (derën), e nëse e do, ruaje atë (derën).

Kështu që, i zgjuar është ai që i bindet prindërve, i trajton me mirësi, fiton, kënaqësinë e tyre, tregohet i mëshirshëm me ata, madje, dhe merr përsipër dhe obligim përkujdesjen e tyre.
Nëse ti largohesh prej tij, atë e kaplon sikleti dhe mërzia, nëse sëmuresh, ai preokupohet dhe shqetësohet për ty, ai përpiqet për edukimin dhe përmirësimin e personalitetit tënd, nëse e viziton atë, ai buzëqesh dhe ndien kënaqësi, ndërsa, kur largohesh, zemra e tij lidhet ngushtë me ty.
Njëri nga respektuesit e prindërve e mori rrogën në fund të muajit, pastaj, i vendosi paratë mbi tavolinë përpara prindërve dhe tha: ”Merrni nga rroga sa të dëshironi dhe lini sa të dëshironi. Çfarë të merrni është më e dashur për mua sesa çfarë të lini”.
Ka të rinj që i vizitojnë prindërit e tyre çdo mëngjes përpara se të shkojnë në punë, me qëllim që t’i pyesin, të mos ndihen të vetmuar dhe t’i përmbushin nevojat e tyre.

Zot i Madhërishëm dhe i plotë fuqishëm jepu prindërve tonë shëndet dhe lumturi né jetë!
Amin Amin AllahumeAmin!

Hoxhë Fidaim Fazliu