Azerbajxhani thirri sot ambasadorin indian lidhur me komentet fyese ndaj Profetit Muhamed nga zyrtarë të Partisë në pushtet Bharatiya Janata (BJP) në Indi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Javën e kaluar, zëdhënësi i partisë në pushtet, Nupur Sharma, si dhe Naveen Kumar Jindal, kreu i medias iz BJP-së në Delhi, bënë komente fyese për profetin, duke shkaktuar një valë reagimesh brenda dhe nga bota islame.
Në një deklaratë, Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit tha se thirri ambasadorin indian Bavitlung Vanlalvavna për të dënuar komentet, duke e cilësuar sjelljen “të papranueshme”.
Ministria tha se qëndrimi islamofobik i zyrtarëve indianë lëndon ndjenjat e muslimanëve në mbarë botën, duke shtuar se presin masa të rrepta kundër tyre.
BJP tha se ka pezulluar Sharma-n dhe se Jindal është përjashtuar si përgjigje ndaj komenteve fyese. Policia e Delhit sot regjistroi gjithashtu një ankesë kundër Sharma-s dhe të tjerëve për “përpjekje për të prishur qetësinë publike dhe nxitje të njerëzve në vija përçarëse”. /aa