Azerbajxhani do nisë dy avionë me ndihma për Turqinë, në njërin një spital fushor të pajisur plotësisht

Pas tërmeteve me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë që ndodhën në Kahramanmaraş dhe prekën 10 provinca, Azerbajxhani ka njoftuar se do të dërgojë 2 avionë me ndihma humanitare në Turqi.

Njëri prej avionëve ka gjithashtu një spital fushor të pajisur plotësisht.

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Situatave Emergjente të Azerbajxhanit, raportohet se 2 avionë me materiale ndihme humanitare do të nisen për në Turqi sa më shpejt me udhëzimin e presidentit Ilham Aliyev.

Njëri prej avionëve ka një spital fushor të pajisur plotësisht. Mjekët nga Azerbajxhani do të punojnë në spitalin që do të vendoset në një nga zonat e tërmetit.

Në avionin tjetër ka materiale si tenda, batanije dhe ngrohës.

Azerbajxhani ka dërguar 420 personel mjekësor dhe ekspertë në Turqi për të marrë pjesë në përpjekjet e kërkim-shpëtimit. /ora