I kontaktuar nga Indeksonline, zëdhënësi i Qendrës Klinike Universitare në Prishtinë, Shpend Fazliu ka konfirmuar se i plagosuri Vllasi, mëngjesin e sotëm është dërguar për në QKUK.
“I plagosuri ka ardhur në QKUK rreth orës 8. E vetmja që mund të ju them është se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Fazliu.