Ballina Lajmet Kosovë Azem Syla dërgohet në burgun e Dyzit

Azem Syla dërgohet në burgun e Dyzit

Ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla, është dërguar mbrëmë në burgun e sigurisë së lartë në Dyz bëjnë të ditur burime të “zeri.info”.

Syla që disa ditë ishte i shtrirë në QKUK për tretman mjekësor, ndërkohë që Gjykata e Apelit kishte vendosur që atij t’ia kthej masën e paraburgimit prej dy muajsh.

Gjykata këtë vendim e ka marrë me arsyetimin se ka pasur një përpjekje nga ana e Azem Sylës për të ndikuar në dëshmitarin e dytë të mbrojtur në rastin e njohur si “Toka”.

Ndërsa, nesër dhe pasnesër do të mbahen edhe seancat e fundit të hetuesisë së veçantë ndaj Azem Sylës dhe të tjerëve ku pritet që të merret në pyetje edhe dëshmitari i dytë i mbrojtur i këtij rasti.

Azem Syla po dyshohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës se ishte udhëheqësi i një grupi kriminal që është marrë me shitjen e pronave shoqërore në periferi të Prishtinës.

Exit mobile version