Lirimit nga paraburgimi të ish deputetit Azem Syla po i gëzohet shumë avokati Tomë Gashi.
Ai në një posti në Facebook ka shkruar se lirimi i klientit të tij do të ndodhë shumë shpejtë. Madje thotë se diçka e tillë mund të ndodh edhe sonte.
“Shume shpejt pritet lirimi i klientit tim, zotit Azem SYLA ish komandantit te UCK nga paraburgimi, kjo fare leht munde te ndodhe edhe sot me 25. 08. 2016”, thotë Gashi./