Gjykata më e lartë në Indi ka rënë dakord që të mbajë një seancë dëgjimore përmes së cilës do të gjykojë veprimet e fundit të qeverisë indiane për të deportuar më shumë se 40 mijë mysliman të Rohingya, një provincë e banuar me mysliman pasi ikën nga persekutimi në Myanmar.
Një peticion është paraqitur dje në këtë gjykatë nga dy burra të Rohingya që jetojnë në Delhi pasi kanë ikur nga fshati i tyre ne shtetin provincë të Rahkhinë të Myanmar, ku vrulli i fundit i dhunës ka lënë të vdekur më shumë se 400 njerëz dhe qoi në emigrim drejt Bangladeshit më shumë se 40 mijë qytetarë.
Kryeminsitri indian dhe qeveria indiane e drejtuar nga nga nacionalisti hindus Narendra Modi muajin e kaluar tha se do të dëbojë të gjithë banorët e Rohingyas, madje edhe ata që janë regjistruar na agjencinë e OKB-së për refugjatë.
“Nuk mund ti dërgosh njerëzit jashtë vendit duke i quar në një vend ku vdekjen e kanë të sigurt”, tha ai, duke iu referuar vendimit të qeverisë./Mesazhi/