Avokati i Thaçit-gjykatësit: Ku janë pretendimet për vjedhjen e organeve njerëzore dhe historia e “shtëpisë së verdhë”

Është duke vazhduar seanca dëgjimore e ish-kreut të UÇK-së, Hashim Thaçi.
Në Hagë është duke u mbajtur seanca dëgjimore ndaj ish-kreut të UÇK-së, Hashim Thaçi.Avokati i tij, David Hooper, është treguar mjaft i ashpër ndaj Nicholas Guilou, gjykatës i procedurës paraprake.

Ai në fjalimin e tij, i ka kërkuar gjykatësit se ku është pretendimi mbi të cilin edhe u krijuar Gjykata Speciale, pra pretendimet për trafikimin e organeve njerëzore dhe “shtëpinë e bardhë”.“Ku janë pretendimet për vjedhjen e organeve e vjedhjeve të organeve njerëzore dhe historia e shtëpisë se verdhe e cila ishte kaq e rëndësishme në nxitjen për krijimin e kësaj gjykate, duke e ndjekur atë gjysmë faqen dramatike të Calra del Pontes dhe Dick Marty. Në këto pretendime jo vetëm që është një njollë për Kosovën dhe kosovaret por ishte edhe ky pretendimi që krijoji këtë gjykatë të Kosovës, unë e them Gjykatë të Kosovës por nuk ka asnjë emblemë të Kosovës, ndoshta duhet t\i kishte ndonjë shqiponjë e zezë të në kuqe. Unë nuk jam anëtar i Odës së Avokatëve të Kosovës. Kjo është e rëndësishme që ta sjellim kostumin tonë në Kosovë. Këto pretendime zotëri Thaçi e diti se ishin gjepura dhe ai e ndihmoi Bashkimin Evropian për krijimin e kësaj Gjykate. Nuk mund të jesh më shumë bashkëpunues… asgjë në këtë aktakuzë nuk flet për vjedhjen e atyre organeve dhe atyre krimeve të tmerrshme të pretenduara. Në vend të kësaj kemi disa incidente ku shumë të tjera që janë gjykuar në të kaluarën, dhe të gjitha këto së bashku i kanë vendosur në këto aktakuza një strukturë të humanes. Këto pretendime do të tregojnë gjatë procesit të gjykimit se janë false”, theksoi Hooper ndër të tjerash.