Avioni ushtarak amerikan me 11 persona në bord bie në oqeanin Paqësor

Një avion ushtarak amerikan, që transportonte 11 persona, ra në oqeanin Paqësor pranë Filipineve, ndërkohë që po i bashkohej një aeroplanmbajtëseje amerikane, njoftoi sot marina amerikane.

“Një avion i marinës amerikane, që transportonte 11 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit, u rrëzua në oqean në juglindje të Okinavas”, theksoi marina amerikane në një komunikatë.

“Operacione shpëtimi për personelin janë duke u zhvilluar dhe situata e tyre shëndetësore do të vlerësohet nga ekipi mjekësor i ‘USS Ronald Reagan”, shtoi ajo duke iu referuar një aeroplanmbajtëseje amerikane që po zhvillonte manovra në atë zonë. /ATSH-AFP/