Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Avioni rus bën ulje emergjente në Egjipt për shkak të defektit në...

Avioni rus bën ulje emergjente në Egjipt për shkak të defektit në motor

Një aeroplan rus pasagjerësh të premten u detyrua të bënte ulje emergjente në Egjipt menjëherë pas ngritjes për shkak të një mosfunksionimi teknik, transmeton Anadolu.

Një “Airbus A-321” i kompanisë “Ural Airlines” që udhëtonte për në Yekaterinburg, Rusi, me 236 pasagjerë në bord, duhej të kthehej në aeroportin në Sharm el-Sheikh, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Aviacionit Civil të Egjiptit.

Deklarata tha se pasi një problem teknik u shfaq në një nga motorët vetëm dhjetë minuta pas ngritjes, piloti “kërkoi menjëherë leje uljeje emergjente nga kontrolli i trafikut ajror”.

Në deklaratë shtohet se pasi avioni u ul në mënyrë të sigurt, “të gjithë pasagjerët u transferuan në mënyrë të sigurt në terminalin ndërkombëtar”.

Po ashtu thuhet se ekipet e ekspertëve kanë filluar hetimin e shkakut të mosfunksionimit dhe kanë nisur riparimet e nevojshme.

Exit mobile version