Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Avioni i rrëzuar në Kolumbi kishte mbetur pa karburant

Avioni i rrëzuar në Kolumbi kishte mbetur pa karburant

Kanë dalë në pah regjistrimet ku tregojnë dialogun mes pilotit të avionit të rrëzuar në Kolumbi, ku humbën jetën 71 persona dhe kullës së kontrollit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat e Kolumbisë thonë se piloti bolivian, Miguel Alejandro Quirioga gjatë bisedës së tij me kullën e kontrollit ka thënë se ka një problem elektrik dhe se i ka mbaruar karburanti.

Piloti duke thënë numrin e fluturimit “LaMia CP-2933, i kërkon kullës së kontrollit përparësi për tu ulur pasi po i mbaron karburanti. Pas kërkesës së kullës për përsëritjen e gjendjes, piloti Quirioga thotë se karburanti ka mbaruar krejtësisht, ndërsa energjia në avion është ndërprerë. Kulla këtë herë i thotë se nuk duken në radar dhe i kërkon vendndodhjen.

Exit mobile version