Kanë dalë në pah regjistrimet ku tregojnë dialogun mes pilotit të avionit të rrëzuar në Kolumbi, ku humbën jetën 71 persona dhe kullës së kontrollit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mediat e Kolumbisë thonë se piloti bolivian, Miguel Alejandro Quirioga gjatë bisedës së tij me kullën e kontrollit ka thënë se ka një problem elektrik dhe se i ka mbaruar karburanti.
Piloti duke thënë numrin e fluturimit “LaMia CP-2933, i kërkon kullës së kontrollit përparësi për tu ulur pasi po i mbaron karburanti. Pas kërkesës së kullës për përsëritjen e gjendjes, piloti Quirioga thotë se karburanti ka mbaruar krejtësisht, ndërsa energjia në avion është ndërprerë. Kulla këtë herë i thotë se nuk duken në radar dhe i kërkon vendndodhjen.