Avioni ‘Malaysia Airlines’, i cili u rrëzua me 17 korrik, 2014, duke lënë të vdekur 298 pasagjerët dhe anëtaret e ekuipazhit eshte rrezuar nga rebelet pro-rus ne Ukraine, e zonen e kontrolluar nga ata.
Pas kaq kohësh, hetimi i përbashkët ndërkombëtar për rrëzimin e avionit të pasagjerëve në lindje të Ukrainës, ka zbuluar se raketa që ka goditur avionin, ishte e tipit ‘Buka’ dhe ishte lëshuar nga territori i kontrolluar nga separatistët e mbështetur nga Rusia.
Fred Vesterbeke, shef i Ekipit të Përbashkët Hetues ka thënë se hetimi eleminon të gjitha shpjegimet e tjera lidhur me shkatërrimin e fluturimit MH17. Ai ka shtuar se nuk do të publikohen të gjitha gjetjet e hetimit duke thënë se kjo gjë mund të ndikojë në hetimet kriminale.
Hetimi ka dalë në përfundimin se sistemi raketor ‘Buka’ ishte sjellë në Ukrainë nga Rusia, vetëm pak kohe para tragjedise dhe ishte dërguar në Rusi, pas incidentit. Në konferencën për media, u shfaq një animacion 10 minutësh, ku përfshiheshin fotografitë dhe videot e marra nga korriku i vitit 2014, që tregonin se sistemi raketor Buk është sjellë në Ukrainë pranë qytetit Snizhne.
Prezantimi tregonte fakte të tjera prej ku është lëshuar raketa. Më herët Bordi për Siguri i Holandës kishte dalë në përfundimin se MH17 ishte rrëzuar nga një raketë e lëshuar nga territori i kontrolluar nga separatistet pro-rusë. Por Moska kishte hedhur poshtë këto pretendime.