Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Avioni i lagjes si atraksion turistik

Avioni i lagjes si atraksion turistik

KASTAMONU (AA) – Bilal Kahyaoğlu

Në qytetin Kastamonu të Turqisë, një imazh interesant është formuar kur bashkia mori një avion pasagjerësh të nxjerrë në shitje për skrap dhe pasi e projektoi e vendosi në mes të lagjes, shkruan Anadolu Agency (AA).

Bashkia e qytetit Kastamonu vitin e kaluar bleu avionin e pasagjerëve të tipit Douglas MD-82 TC-TUA i cili ishte nxjerrë në shitje për skrap dhe pas copëtimit të tij e transportoi nga Stambolli në Kastamonu duke e vendosur në hapësirën pranë xhamisë Veli Efendi në lagjen Aktekke.

Një pamje interesante ka dhënë avioni i cili ndodhet shumë pranë shtëpive të lagjes dhe i cili fillimisht ishte planifikuar që të bëhej si një lokal kafeje por më pas u vendos që të përdorej në shërbim për arsimin e fëmijëve.

Kryeplaku i lagjes Yücel Aşam tha se shumë njerëz vijnë për ta viziutar avionin i cili ende nuk është vënë në përdorim. Ai thotë se “Avioni tërheq vëmendjen kryesisht të fëmijëve dhe të moshuarve. Ata që vizitojnë dalin edhe në fotografi. Presim që pasi të përfundojnë punimet të jetë një hapësirë ku fëmijët tanë mund të kalojnë kohën”.

Ndërsa Ahmet Öz i cili është një shitës i frutave dhe perimeve në lagje tha se pas vendosjes së avionit në lagje ka filluar një gjallëri ndërsa shitjet janë rritur me 60 përqind.

“Jam 67 vjeç dhe deri në këtë moshë nuk kam hipur asnjëherë në avion dhe nuk e kam parë asnjëherë kaq afër. Tani e shikoj sa herë që shkoj dhe vij në xhami. Fëmijët qëndrojnë deri në mbrëmje pranë avionit dhe luajnë aty. Me ardhjen e avionit në lagjen tonë kanë ndodhur ndryshime dhe janë bërë disa rregullime. Shitjet e mia janë rritur ende pa u vendosur në funksion avioni. Pres që kur të vendoset në shërbim shitjet të rriten për 100 për qind”, tha Öz.

Ndërkohë edhe i moshuari në pension Erdoğan Gündoğdu një nga banorët e lagjes tha se “Kjo është një gjë e bukur për lagjen tonë. Të paktën do të gjejnë mundësinë të hyjnë brenda avionit edhe ata që nuk kanë patur mundësinë më parë ashtu si unë. Përveç kësaj i ka dhënë një atraksion shumëngjyrësh lagjes tonë. Për faktin se lagjja jonë është pak e varfër kjo është një mundësi për fëmijët tanë që të shohin nga afër një avion”, tha Gündoğdu.

Exit mobile version