Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Avioni i parë që nisi nga Aeroporti i Damaskut pas rrëzimit të...

Avioni i parë që nisi nga Aeroporti i Damaskut pas rrëzimit të regjimit të Asadit ateroi në Halep

Avioni i parë që nisi nga Aeroporti Ndërkombëtar i Damaskut pas rrëzimit të regjimit Baath në Siri, ka ateruar në aeroportin e Halepit në veriperëndim të vendit, raporton Anadolu.

Avioni i pasagjerëve i kompanisë “Syrian Airlines” që u nis nga aeroporti i Damaskut, i cili filloi sërish të funksionojë pas rënies së regjimit të Asadit më 8 dhjetor, kreu fluturimin e tij të parë drejt aeroportit të Halepit në veri të vendit.

Sipas të dhënave të aplikacionit që ndjek fluturimet në mbarë botën “FlightRadar24”, avioni ka qenë fluturimi më i ndjekur gjatë udhëtimit të tij, me 7 mijë persona që e kanë ndjekur drejtpërdrejtë.

Rihapja e aeroportit në Damask u ndoq me një interesim të madh.

Bashar al-Asadi, lideri i Sirisë për pothuajse 25 vjet, u arratis në Rusi pasi grupet kundër regjimit më 8 dhjetor morën kontrollin e Damaskut, duke i dhënë fund regjimit të partisë Baath, e cila ka qenë në pushtet që nga viti 1963.

Exit mobile version