Avionët luftarakë izraelitë kanë vënë në shënjestër aeroportin ushtarak në Hama të Sirisë, duke shkaktuar dëme të shumta materiale, transmeton Anadolu.
Kanali në Telegram i qytetit sirian Hama raportoi dje se avionët luftarakë të okupuesit izraelit shënjestruan Aeroportin Ushtarak të Hamas dhe rrethinat e tij me më shumë se 15 sulme ajrore.
Nga atje njoftuan se dëmi ishte i kufizuar në dëme materiale.
Në orët e fundit, ushtria izraelite tha se ajo kreu sulme ajrore duke vënë në shënjestër “aftësitë e mbetura ushtarake në zonat e Hamas dhe bazën ajrore T4 në Homs, si dhe disa infrastruktura ushtarake të tjera në zonën e Damaskut”.
Ushtria izraelite gjithashtu nisi një ofensivë tokësore në Daraa në Sirinë jugore, ku sipas autoriteteve lokale u vranë të paktën nëntë persona.
Pas rënies së regjimit të Bashar al-Assadit në muajin dhjetor, Izraeli zgjeroi pushtimin e Lartësive të Golanit të Sirisë, duke pushtuar zonën mbrojtëse të demilitarizuar, një veprim që shkeli marrëveshjen e shkëputjes të vitit 1974 me Sirinë.
Sipas raporteve, Izraeli përfitoi nga rënia e regjimit duke nisur qindra sulme që shënjestronin objektet dhe asetet ushtarake në të gjithë Sirinë, përfshirë avionët luftarak, sistemet raketore dhe instalimet e mbrojtjes ajrore.