Avdullah Hoti heq reciprocitetin ndaj Serbisë

Qeveria e Avdullah Hotit ka hequr vendimet e Albin Kurtit për reciprocitetin ndaj Serbisë.

Ai deklaroi se tani pret që Serbia të heq pengesat për dialog e pastaj të vazhdojë dialogu.

“Dje ja konfirmova ambasadorit amerikan. Vendimet e Kurtit janë konsideruar si pengesë që të ulemi me Serbinë për dialog”, ka thënë ai.

Nëse dialogu nuk prodhon rezultatet e saj, ne vendosim përsëri masat që i lejohen një shteti sovran, ka thënë Hoti.