Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve Wafa tha se ndalimi i përkohshëm ishte rezultat i transmetimit të “materialeve nxitëse” dhe “ndërhyrjes” të Al Jazeera në punët e brendshme të Palestinës. Autoriteti Palestinez është zemëruar nga mbulimi i Al Jazeeras për përleshjet midis forcave të sigurisë së tyre dhe luftëtarëve të rezistencës lokale në qytetin e pushtuar të Jeninit në Bregun Perëndimor.
Ja deklarata e plotë që u lëshua për pezullimin e Al Jazeera nga Autoriteti Palestinez:
Komiteti kompetent ministror i përbërë nga Ministria e Kulturës, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Komunikacionit ka vendosur që të ndalojë përkohësisht transmetimin dhe të ngrijë të gjithë punën e gazetarëve, punonjësve, ekipeve dhe kanaleve të saj të lidhura me të, deri të korrigjohet statusi ligjor. Kjo është për shkak të shkeljes së ligjeve dhe rregulloreve në fuqi në Palestinë nga Al Jazeera.
Ky vendim erdhi pasi Al Jazeera insistoi në transmetimin e materialeve nxitëse dhe raporteve të karakterizuara si mashtruese, nxitëse të rebelimit dhe ndërhyrje në punët e brendshme palestineze.