Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka lëshuar një thirrje urgjente për mbrojtjen e sektorit shëndetësor, pasi sulmet ajrore izraelite goditën spitalin al-Ahli, duke e nxjerrë atë jashtë funksioni.
Në një video të publikuar pas sulmit, drejtori i spitalit, Muneer al-Bursh, shfaqet pranë një gropë të krijuar nga një bombë izraelite brenda territorit të spitalit. Ai tregon se ndërtesa kryesore, farmacia, laboratori dhe zona e vetme e pritjes – ku ishin strehuar mijëra të plagosur dhe të zhvendosur – janë shkatërruar.
Edhe kisha brenda spitalit, ku ndodheshin pacientë, ka pësuar dëme nga sulmi.
“Okupimi izraelit po godet drejtpërdrejt sistemin shëndetësor, po shënjestron stafin mjekësor dhe po shpërfill haptazi ligjet humanitare dhe ndërkombëtare. Ky është fytyra e vërtetë e okupimit izraelit – që godet shpresën,” deklaroi al-Bursh.
Ministria bëri të ditur se pacientët dhe të zhvendosurit janë transferuar drejt Spitalit al-Quds në jug të qytetit të Gazës, Spitalit Fushor të Gjysmëhënës së Kuqe në as-Saraya, si dhe kompleksit spitalor al-Shifa.