Autoritetet në Rusi kanë ndaluar në Moskë ish-ministrin armen të Mbrojtjes, Arshak Karapetyan, transmeton Anadolu.
“Ish-ministri armen i Mbrojtjes Arshak Karapetyan është ndaluar në Moskë me kërkesë të Armenisë”, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass, duke cituar një burim nga agjencitë ruse të sigurisë.
Në raportim thuhet se Karapetyan ishte vendosur në listën ndërkombëtare të personave të kërkuar sipas “disa neneve” të Kodit Penal të Armenisë, duke shtuar se një gjykatë së shpejti do të vendosë për ekstradimin e tij në Armeni.
Nuk u dhanë detaje të mëtejshme në lidhje me këtë.
57-vjeçari Karapetyan shërbeu si ministër i Mbrojtjes i Armenisë midis gushtit 2021 dhe nëntorit 2021, pas çka ai u shkarkua nga posti i tij me dekret presidencial.