Qytetet kineze që janë prekur nga koronavirusi janë duke u dezinfektuar nga tanke të telekomanduara, për të bërë të mundur në këtë mënyrë minimizimin e përhapjes së epidemisë vdekjeprurëse.
Makineritë pa pilot udhëtojnë me një shpejtësi prej 4 km/h dhe janë në gjendje të sterilizojnë një zonë prej 12 hektarësh në më pak se një orë, shkruajnë mediat e huaja. Më parë këto makineri janë përdorur në burgje për të kryer punime sanitare dhe nga fermerët për të spërkatur me ilaçe kundra parazitëve plantacionet bujqësore.
“Tani çdo kompleks banesash me raste të konfirmuara do të dezinfektohen dy herë në ditë nga mini-tanket”, u shpreh Hou Youngfei, zv drejtor i Drone Provinciale Shanxi Association.
Më herët, autoritetet kanë përdorur edhe dronë për të paralajmëruar qytetarët që të vendosnin maska, si masa sensibilizuese për të ndërgjegjësuar njerëzit mbi rreziqet përhapjes së koronavirusit, e njohur zyrtarisht si COVID-19. Kujtojmë që deri më tani si pasojë e virusit famëkeq kanë humbur jetën të paktën 1.775 persona dhe janë diagnostikuar si të infektuar më shumë se 71.440 të tjerë në nivel global, me kinën që regjistron numrin më të madh të të prekurve.