Autoritetet boliviane shkatërrojnë 21.6 ton kokainë pas konfiskimit rekord – VIDEO

Autoritetet në Bolivi kanë kapur sasinë më të madhe të kokainës në historinë e vendit gjatë një aksioni të zhvilluar kundër trafikut të narkotikëve.

Pas kapjes së 21.6 tonëve kokainë autoritetet kanë vendosur ta djegin.

“Ne po informojmë të gjithë Bolivinë dhe komunitetin ndërkombëtar për djegien e 21.6 tonëve kokainë të kapur,” tha Ministri i Brendshëm Eduardo del Castillo përmes një reagimi në rrjete sociale.

Droga u shkatërrua pranë qytetit Oruro në Bolivinë perëndimore.