Ballina Arritje Teknologji Autoritetet Amerikane mund të shesin 69 mijë Bitcoin përpara se Trump të...

Autoritetet Amerikane mund të shesin 69 mijë Bitcoin përpara se Trump të marrë drejtimin

Me çmimin aktual prej 92 mijë dollarësh, këto bitcoin kapin vlerën e 6.4 miliardë dollarëve ndërsa mediat raportojnë se zyrtarët e Departamentit kanë vendosur të vijojnë me shitjen e aseteve.

Në fund të 2024, një gjykatë Amerikane autorizoi Departamentin e Drejtësisë (DOJ) të shesë 69,370 bitcoin të cilët u konfiskuan nga një grup hakerësh të cilët i kishin vjedhur në 2012 prej Silk Road.

Me çmimin aktual prej 92 mijë dollarësh, këto bitcoin kapin vlerën e 6.4 miliardë dollarëve ndërsa mediat raportojnë se zyrtarët e Departamentit kanë vendosur të vijojnë me shitjen e aseteve.

Sipas DOJ, këta Bitcoin duhet të shiten për shkak të luhatjes së madhe të çmimit. Një haker i vodhi këto bitcoin fillimisht nga Silk Road pak përpara se qeveria Amerikane ta mbyllte tregun e zi.

Më pas SHBA-ja zbuloi bitcoinët e vjedhur gjatë një hetimi në 2020 duke siguruar bitcoin prej hakerit. Konfiskimi i këtyre bitcoinëve është spekuluar si i paligjshëm.

Ndërsa DOJ por kërkon leje për shitjen e bitcoinëve, Trump konfirmoi se një rezervë bitcoin nevojitej sepse nëse SHBA-ja nuk e bën, do ta bëjë Kina ose dikush tjetër.

Prej muajit Korrik Trump doli haptazi si presidenti “kripto” duke premtuar lehtësim të rregullimit dhe sugjeruar që kriptomonedha të përdoret për të eliminuar borxhin Amerikan.

Exit mobile version