Autoritetet Amerikane i kërkuan shitjen e Chrome, Google propozon anulimin e marrëveshjeve me Apple dhe prodhuesit Android

Propozimi është më pak dramatik se ajo çfarë autoritetet Amerikane kërkojnë siç është shitja e shfletuesit Chrome, gjë që Google e quajti një përpjekje drastike për të ndërhyrë në tregun e kërkimit.

Google propozoi ditën e Premte të reduktojë marrëveshjet me Apple dhe kompanitë e tjera për ta bërë Google Search motorin parësor të kërkimit në pajisjet e reja në përpjekje për të adresuar shqetësimet e ngritura nga autoritetet Amerikane të cilat thonë se gjiganti i kërkimit ka krijuar një monopol të paligjshëm.

Propozimi është më pak dramatik se ajo çfarë autoritetet Amerikane kërkojnë siç është shitja e shfletuesit Chrome, gjë që Google e quajti një përpjekje drastike për të ndërhyrë në tregun e kërkimit.

Google kërkoi nga gjykatësi Amit Mehta i Distriktit të Uashingtonit të vendosë me kujdes çfarë kompania duhet të bëjë për të rikthyer konkurrencën pas gjykimit të tij se Google ka një monopol të paligjshëm online dhe në reklamim.

Gjykata kanë bërë thirrje për veprime të kujdesshme gjatë implementimit të masave për të ruajtur konkurrencën të cilat mund të çojnë në pengim të inovacionit thoshte Google.

Edhe pse Google ka planifikuar të apelojë vendimin, thotë se faza e ardhshme e implementimit të masave duhet të përqendrohet tek marrëveshjet me shfletuesit, prodhuesit e pajisjeve mobile dhe operatorët celularë.

Gjykatësi arriti në përfundimin se marrëveshjet i jepnin Google një avantazh të padrejtë dhe kishin krijuar një situatë ku shumica e pajisjeve që shiteshin në SHBA vinin me Google si motorin kryesor të kërkimit.

Marrëveshjet janë të vështira të shkëputen sipas gjykatës, veçanërisht me prodhuesit e pajisjeve Android të cilët duhet të pranojnë instalimin e Google Search nëse duan të kenë dyqanin e aplikacioneve Play Store në pajisjet e tyre.

Për të adresuar këtë shqetësim Google mund të shkëpusë ekskluzivitetin e Google Search me Play Store thoshte kompania në propozimin e saj. Google kështu do të lejonte zhvilluesit e shfletuesve të rishikojnë vendimin e tyre të vendosjes së Google Search si motor parësor kërkimi.