Ministria palestineze e Informacionit ka deklaruar se forcat izraelite “kryejnë një luftë të planifikuar kundër fëmijëve palestinezë”, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim të publikuar nga Ministria palestineze e Informacionit me rastin e 5 prillit, Ditës së Fëmijëve Palestinezë, theksohet se forcat izraelite në vitin 2016 kanë vrarë 35 fëmijë palestinezë dhe kanë arrestuar 350 fëmijë të tjerë.
Në deklaratën ku tërhiqet vëmendja se që nga kryengritja (intifada) e dytë në vitin 2000 e deri në muajin shkurt 2017 si rezultat i sulmeve të Izraelit kanë humbur jetën 2.069 fëmijë palestinezë, thuhet se “Izraeli kryen një luftë të planifikuar kundër fëmijëve palestinezë. Po vret fëmijët palestinezë në mënyrë të planifikuar.”
Gjithashtu vihet në dukje se si pasojë e shembjeve të shtëpive nga Izraeli qindra fëmijë detyrohen të migrojnë nga vendet e tyre dhe theksohet se Izraeli duhet të përgjigjet dhe të ndëshkohet nga komuniteti ndërkombëtar.
“Fëmijët palestinezë kanë nevojë për mbrojtjen ndërkombëtare, kanë nevojë për mbikëqyrje sociale që të garantojë të ardhmen e tyre”, thuhet në deklaratën ku tërhiqet vëmendja se “Dita e Fëmijëve Palestinezë është rënkimi i fëmijëve palestinezë.”