Sot ne mengjes policia gjermane ka arrestuar një qytetar gjermano-rus, pasi vertetohet se ai ka kryer sulmin ndaj ekipit të ekipit të Borussia Dortmundit të martën e kaluar. Sipas prokurorëve, bombardimet ishin të motivuara nga qeshtje financiare.
Autobusi i ekipit të Dortmundit u sulmua me bomba pasi u largua nga hoteli. Mbrojtësi Marc Bartra dhe një polic u plagosën në shpërthim.
Hetuesit gjetën një letër afër skenës së krimit që pretendonte përgjegjësinë në emër të ekstremistëve të ISIS-it, por policia gjermane dyshonte në vërtetësinë e shënimit.
Policia konfirmoi të premten në mëngjes se një njësi reagimi taktik e policisë kishte arrestuar një burrë të quajtur Sergej W në zonën e Tuebingen, 30 km në jug të qytetit të Shtutgartit dhe 450 km në jug të Dortmundit.
Ai është akuzuar për vrasje në tentativë, duke shkaktuar një shpërthim dhe lëndime të rënda trupore, tha policia.
Pas eleminimit të lidhjes ekstremiste, prokurorët akuzuan autorin e sulmit për kryerjen e sulmeve për të fituar financiarisht pasi bleu një numër të madh opsionesh të vendosura për aksionet e Borussia Dortmund, që do ta kishin të drejtën të shiste 15,000 aksione në një çmim të paracaktuar, ndërsa ato ranë ndjeshëm për shkak të një sulmit.
U konfirmua gjithashtu se i dyshuari po qendronte në të njëjtin hotel me ekipin dhe kishte vendosur tre eksplozivë përgjatë rrugës ku autobusi do të shkonte në stadiumin e Dortmundit. /MESAZHI/