Disa persona janë plagosur në hapësirat e spitalit Capio Vårdcentral në zonë Högdalen të Stokholmit, kur një veturë goditi një turmë njerëzish.
Dritaret e spitalit janë shkatërruar dhe shtyllat janë shkatërruar kur automjeti u përplas në hyrje të yij.
Një person është transferuar në Spitalin Karolinska nëpërmjet ambulancës ajrore.
Anna Westberg nga policia e Stokholmit tha se të paktën tre ishin “të lënduar”, por shkalla e lëndimeve të tyre aktualisht nuk është e njohur. Ende nuk dihen motivet e aksidentit, dhe nuk dihet nëse goditja ishte e qëllimshme, apo bëhet fjalë për ndonjë aksident të ndonjë lloji tjetër. /MESAZHI/