Golat nuk po ndalen në Kampionatin Evropian që para një jave nisi në Gjermani, por në fazën e grupeve është një element tjetër që ka rënë në sy.
Autogolat kryesojnë tabelën e shënuesve, me autogolin e pestë në turne që u shënua të enjten mbrëma nga mbrojtësi i Italisë, Riccardo Calafiori në humbjen e ekipit të tij 1:0 nga Spanja.
Lojtarët tjerë fatkeq që shënuan në portën e tyre ishin Antonio Rudiger i Gjermanisë, Maximilian Wober i Austrisë, Robin Hranac i Çekisë dhe Klaus Gjasula i Shqipërisë.
Këta pesë autogola kanë ardhur në vetëm 18 ndeshje të zhvilluara deri në tani në “Euro 2024” dhe nëse vazhdohet me këtë ritëm, atëherë do të thyhet rekordi i tyre në këtë turne. Rekordi i autogolave u vendos në “Euro 2020” kur u regjistruan 11-të sosh, ndërsa deri në fund të këtij Evropiani priten ende autogola të realizohen.
Po ashtu, një fillim i pazakontë i “Euro 2024” është së vetëm një lojtarë i ka shënuar dy gola, Jamal Musiala i Gjermanisë dhe 40 lojtarë të tjerë kanë shënuar nga një gol.