Austria rrezikon mbylljen e plotë, kancelari Kurz thirrje qytetarëve: Shmangni kontaktet

Austria rrezikon të kalojë nga karantimi vetëm përgjatë natës, në një karantimin të plotë duke mbyllur çdo kontakt me shtetet e tjera.

Kancelari Sebastian Kurz u ka kërkuar të gjithë qytetarëve që të mos kenë asnjë kontakt me njerëz që nuk jetojnë me ta, si mënyrë për të shmangur rritjen e rasteve të infeksioneve.

Ai njoftoi se shkollat do të mbyllen dhe studentët do ta ndjekin atë nga shtëpia, ligj që hyn në fuqi të martën e ardhshme. Austria ka raportuar shifra rekord me raste të reja të Covid-19, me plot 9.586 persona të infektuar vetëm të premten.

Kjo shifër është nëntë herë më e lartë se ajo e regjistruar në kulmin e valës fillestare. Vendi ka regjistruar më shumë se 191,000 raste që nga fillimi i pandemisë dhe 1,661 vdekje të lidhura me Covid.