Shirat e dendur kanë goditur rajonet alpine të Austrisë dhe kanë shkaktuar vërshime në disa pjesë të Vjenës në fundjavë, duke shkaktuar dëme të rënda dhe duke ndërprerë transportin rrugor dhe hekurudhor.
Përrenjtë e ujit me baltë përfshinë veturat nëpër vendpushimin e skive të Shën Antonit në Austrinë perëndimore, treguan pamjet e postuara në rrjetet sociale. Ndërkohë reshjet goditën pjesë të Vjenës në lindje të vendit, ka bërë të ditur transmetuesi shtetëror ORF.
Një grua u tërhoq zvarrë nën një autobus nga forca e përmbytjeve në zonën Doebling në veri të qytetit të shtunën, sipas ORF-së. Ajo është dërguar në spital në gjendje kritike.
Shërbimet e zjarrfikësve në kryeqytet u thirrën më shumë se 450 herë të shtunën pasi reshjet shkaktuan kaos trafiku dhe ndërprenë transportin hekurudhor, sipas ORF-së.
“Stuhitë e forta kanë shkaktuar dëme të mëdha në shumë pjesë të Austrisë”, ka thënë kancelari austriak Karl Nehammer në X, duke falënderuar zyrtarët që po punonin për të riparuar dëmet.
Në distriktin Doebling të Vjenës, zyrtarët regjistruan 110 litra shi për metër katror. /koha
110 l/m² in Wien Döbling und damit ein neuer Sommerrekord für den maximalen Regen pro Tag. Messbeginn vor 152 Jahren.
Durch den vielen Regen steht die Gunoldstraße komplett unter Wasser. pic.twitter.com/CqoHZQIXU2— Manuel Oberhuber (@manu_oberhuber) August 17, 2024