Austria ndalon me ligj burkën dhe mbulesën

Ligji i ri që hyri në fuqi sot në Austri ndalon bartjen e burkës në vendet publike nga 1 tetori. Ndalimi i burkës dhe mbulesave tjera vjen pas lëvizjeve të ngjashme në vendet e tjera të Bashkimit Evropian, duke filluar në Francë në vitin 2011, shkruan albinfo.ch.

Në Austri, ata që e shkelin ligjin mund të gjobitet deri në 150 euro, në bazë të ligjit të miratuar nga Parlamenti i Austrisë në maj dhe të nënshkruar nga kryetari këtë javë.

Masa të tjera përfshijnë parandalimin dhe shpërndarjen e materialeve ekstremiste, dhe kërkohet nga emigrantët që të nënshkruajnë një “kontratë të integrimit”.

Kontrata dymbëdhjetë mujore përfshin kurset e integrimit dhe adoptimit të vlerave gjermane.

Mungesa e kursit mund të rezultojë në një ulje të ndihmave sociale.