Numri i aplikimeve për azil ka vazhduar të ulet gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2017 në Austri.
Deri në fund të tetorit, numëroheshin rreth 21 130 aplikime për azil.
Sipas një raporti të lëshuar dje nga Ministria e Brendshme austriake, numri i aplikimeve për azil krahasuar me vitin 2016 ka pësuar një rënie prej rreth 43 për qind.
Ndërsa, numri i riatdhesimeve gjatë të njejtës periudhë kohore ka qënë në rritje.
Numri i tyre është rritur me rreth 13,4 për qind.
Gjatë muajve janar – tetor nga Austria janë larguar rreth 9 877 azilkërkues 3 841 prej të cilëve janë dëbuar nga vendi.
Sipas Ministrisë së Brendshme, numri i dëbimeve është rritur me 50 për qind, ndërsa numri i personave që janë kthyer me dëshirën e tyre është ulur në 16 për qind.