Austri, 3 të vrarë dhe 15 të plagosur në sulmin terrorist në Vjenë

Të paktën 3 persona humbën jetën dhe 15 të tjerë u plagosën në sulmin e mbrëmshëm terrorist në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Dy nga viktimat janë meshkuj dhe e treta është grua, ndërsa në mesin e të plagosurve është edhe një polic, bëri të ditur Departamenti i Policisë së Vjenës përmes një postimi në Twitter.

“Sulmi është kryer nga të paktën një i dyshuar i cili u qëllua dhe u vra nga oficerët”, thonë nga policia.

“Sulmuesi ishte simpatizant i grupit terrorist DEASH”, tha ministri i Punëve të Brendshme të Austrisë, Karl Nehammer, në një konferencë për media në Vjenë.

Ai tha se të paktën një i dyshuar tjetër është ende në arrati dhe u kërkoi qytetarëve të qëndrojnë brenda dhe larg vendeve publike.