Ballina Sport Australian Open thyen rekordin

Australian Open thyen rekordin

“Melbourne Park” ka regjistruar një numër të madh spektatorësh të pranishëm në shkallët e impiantit.

Australian Open që përkon dhe me Grand Slamin e parë sezonal në botën e tenisit, ka regjistruar një numër rekord shikuesish.

Organizatorët e këtij turneu kanë mbetur mëse të kënaqur nga shifrat që u janë paraqitur. 743,667 persona kanë ndjekur nga afër ndeshjet e Australian Open.

Për dy javë radhazi “Melbourne Park” ka regjistruar një numër të madh spektatorësh të pranishëm në shkallët e impiantit.

Numër rekord ky krahasuar me një vit me parë, konkretisht të turneu është ndjekur nga 20 mijë spektatorë më shumë, transmeton “SuperSport.al”.

Përballjet e para të Australian Open kanë regjistruar numër të madh spektatorësh, në total numri është 500 mijë. Ndërkohë më datë 20 janar, regjistrohet dhe numri më i madh i shikuesve, 87 mijë persona.

Të ardhurat gjithashtu janë mbresëlënëse. 210 milionë euro të arkëtuara, shifër kjo që u reflektua edhe të shpërblimi që organizatorët kishin rezervuar për tenistët pjesëmarrës në Grand Slamin e parë sezonal, Australian Open 2018, i fituar nga zvicerani, Roger Federer.

Fjalët kyçe: Australian Open

Exit mobile version