Australia e zgjeroi të dielën hartën e zonave të përmbytura dhe udhëzoi banorët e Nju-South-Uellsit të lënë banesat pasi rrezikojnë jetën.
Në shtetin juglindor ku banojnë shumica e australianëve, 16 rajone shpallën gjendjen e fatkeqësisë natyrore.
Banorët e pjesës perëndimore të Sidneit u evakuuan për shkak të reshjeve të dendura që sollën mbi 300 milimetra shi prej së premtes.
Kryeqeveritarja e Nju-South-Uellsit tha se prioriteti i parë janë jetët njerëzore.
“Pjesë të rajoneve bregdetare të mesme dhe veriore po përjetojnë dukuri që përsëriten një herë në 100 vjet. Infrastruktura është dëmtuar, komunikimi dhe lëvizja e qytetarëve, po ashtu. Problem janë kaskadat, lumenjtë që dalin nga shtretërit. Nuk e kemi parë këtë prej një gjysmë shekulli,” tha ajo.
Ndërsa deri tani janë evituar viktimat nga përmbytjet, autoritetet presin që intervalet me shirat intensive do të vazhdojnë disa ditë.
Banorëve në zonat e ulëta u është kërkuar të marrin masat nga frika e vërshimeve të tjera. /bw